Ambasada amerikane: Kujdes, respektoni datën e kthimit sipas vizës

Ambasada amerikane ka këshilluar qytetarët shqiptarë të respektojnë afatet e vizës turistike gjatë qendrimit në SHBA.

“Kur udhëtoni me vizën turistike, – shkruan ambasada sot, –  oficeri në pikën e hyrjes vendos se sa kohë mund të qëndroni në Shtetet e Bashkuara. Pasi oficeri ju lejon të hyni në SH.B.A., ata vendosin një vulë në pasaportën tuaj me datën që ju kërkohet të largoheni nga Shtetet e Bashkuara. Sigurohuni që të largoheni përpara asaj dite!”

Po ashtu, ambasada i ka ftuar qytetarët që të komunikojnë në Fb me konsullen Anna për sqarime.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?