Ambasada Amerikane në Tiranë njofton tifozët shqiptarë për vizat e Kupës së Botës 2026

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë njofton tifozët shqiptarë që duan të ndjekin Kupën e Botës FIFA 2026, se për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara është i nevojshëm dokumentacioni i duhur, duke përfshirë vizën amerikane.

Ambasada thekson se tifozët mund të aplikojnë për vizë edhe para blerjes së biletave për ndeshjet, ndërsa lëshimi i vizave bëhet vetëm për ata që përmbushin kriteret ligjore të Shteteve të Bashkuara.

“Të gjithë tifozët e Kupës së Botës FIFA 2026 kanë nevojë për dokumentacionin e duhur të udhëtimit për të vizituar Shtetet e Bashkuara. Tifozët që kanë nevojë për vizë amerikane, aplikoni sot!”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për më shumë informacion dhe për të filluar aplikimin për vizë, interesuarit mund të vizitojnë faqen zyrtare të ambasadës: https://al.usembassy.gov/fifa-world-cup-26/.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?