Ambasada amerikane nxjerr një tjetër foto historike për miqësinë SHBA – Shqipëri

Ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar mëngjesin e sotëm tjetër fotografi historike në kuadrin e 230-vjetorit të krijimit të Departamentit të Shtetit.

Në këtë foto, Senatori amerikan John McCain takohet me ushtarakët shqiptarë që kanë shërbyer me forcat e Shteteve të Bashkuara në Afganistan dhe Irak. (prill, 2017, Tiranë, Shqipëri).

“Për më shumë se dy shekuj, ambasadat, konsullatat dhe diplomatët tanë në mbarë botën, kanë forcuar partneritetet dhe miqësitë tona, si dhe kanë nxitur zhvillim ekonomik botëror. Përgjatë këtij viti, ne do të postojmë foto historike që përfaqësojnë diplomacinë e Shteteve të Bashkuara dhe miqësinë midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë”,- shkruan amabasada, bashkëngjitur fotos.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?