Ambasada amerikane sqaron sa kohë duhet të prisni për intervistat emigruese
Ambasada amerikane ka sqaruar sot qytetarët shqiptarë sesa kohë u duhet të afërmëve të tyre për të pritur për vizat emigruese. Ja mesazhi i plotë:
“Intervistat e vizave imigruese caktohen nga Qendra Kombëtare e Vizave në Shtetet e Bashkuara. Për disa kategori vizash – fëmijët e martuar dhe vëllezërit e motrat – aplikantët duhet të presin me vite përpara se çështjes së tyre t’i vijë radha për intervistë.
Për të kuptuar se sa kohë do t’ju duhet të prisni, lutemi të shqyrtoni buletinin e vizave këtu: https://go.usa.gov/xn7Zs #PyetAnën
KOHA JONË SONDAZH

