Ambasada e Amerikës: Hap gjigant për Shqipërinë, nënshkrimi i marrëveshjeve Artemis në selinë e NASA-s

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri e cilësoi hap gjigant për Shqipërinë nënshkrimin e marrëveshjeve Artemis.

Në një postim në rrjetet sociale ambasada e SHBA-së informoi se Shqipëria do të nënshkruajë marrëveshjet Artemis më 21 shtator në selinë e NASA-s në Washington, duke u bërë vendi i 73-të që i bashkohet kësaj nisme, e cila përfshin një sërë parimesh praktike që synojnë të rrisin sigurinë, transparencën dhe koordinimin e eksplorimit civil të hapësirës në Hënë, Mars dhe më gjerë.

NASA, në bashkëpunim me Departamentin amerikan të Shtetit dhe shtatë vendet e tjera që ishin nënshkruesit fillestarë, krijoi Marrëveshjet Artemis në vitin 2020.

Swiss Digital Desktop Reklama

” Një hap gjigant për Shqipërinë! Shqipëria do të nënshkruajë Marrëveshjet Artemis më 21 shtator në selinë e NASA-s në Washington, duke u bërë vendi i 73-të që i bashkohet kësaj nisme, e cila përfshin një sërë parimesh praktike që synojnë të rrisin sigurinë, transparencën dhe koordinimin e eksplorimit civil të hapësirës në Hënë, Mars dhe më gjerë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 308 (7.9%)
Jo 3591 (92.1%)

Vota totale: 3899