Ambasada e Greqisë falënderon shqiptarët për mesazhet e solidaritetit
Ambasada e Greqisë në Tiranë ka falënderuar qytetarët shqiptarë dhe zyrtarët e vendit për mesazhet e solidaritetit që ka marrë për ngjarjen tragjike në Athinë.
“Ambasada e Greqisë në Tiranë, gjithë anëtarët e personelit të saj shprehin falënderimet e tyre të ngrohta për qindra mesazhe solidariteti dhe mbështetjeje, që kemi marrë nga çdo skaj i Shqipërisë, si nga subjektet zyrtare ashtu dhe nga qytetarët, për zjarret katastrofike që goditën Attikën.
Në këto momente të vështira për Greqinë, teksa zjarrfikësit dhe vullnetarët vazhdojnë betejën më flakët, mesazhet tuaj prekëse na japin forcë dhe vërtetojnë ndjenjat e solidaritetit dhe të miqësisë që na bashkojnë”,- thuhet në deklaratën e Ambasadës Greke.
KOHA JONË SONDAZH

