Ambasada e SHBA fton studentët të bëhen pjesë e programit veror

Ambasada e SHBA-së në Tiranë, ka dhënë një njoftim për të gjithë studentët shqiptarë mëngjesin e sotëm. Në njoftimin e saj, ambasada e SHBA-së fton studentët shqiptarë të bëhen pjesë e një programi veror për punësim dhe udhëtim përreth Shteteve të Bashkuara.

“Programi Veror i Punësimit dhe Udhëtimit është një program i mrekullueshëm për studentët e universiteteve të cilët dëshirojnë të kalojnë një verë duke punuar dhe udhëtuar përreth Shteteve të Bashkuara. A keni menduar të aplikoni për një program shkëmbimi kulturor? Më thoni ju lutem nëse keni pyetje rreth Programit Veror të Punësimit dhe Udhëtimit apo pyetje rreth kategorive të tjera të vizave! #PyetAnen”,- thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?