Ambasada e SHBA jep njoftim të rëndësishëm për vizat
Ambasada amerikane ka këshilluar sot gjithë të interesuarit për viza në SHBA të jenë të kujdesshëm dhe të mbrohen nga mashtrimet në internet.
Me një shënim në faqen e vet në FB, ambasada këshillon gjithë shqiptarët se “Të gjitha korrespondencat nga Sektori Konsullor vijnë nga adresa jonë zyrtare e postës elektronike”.
Mesazhi i ambasadës
Mbroni veten nga mashtrimet me vizat. Të gjitha korrespondencat nga Sektori Konsullor vijnë nga adresa jonë zyrtare e postës elektronike ([email protected]) dhe i gjithë informacioni në lidhje me shërbimet tona është i publikuar në faqen tonë zyrtare: https://al.usembassy.gov/
Nëse mendoni se po ju mashtrojnë – më njoftoni! Nëse keni pyetje në lidhje me aplikimin tuaj për vizë, unë jam këtu për t’ju ndihmuar! ?

KOHA JONË SONDAZH

