Ambasada e SHBA ka një thirrje për qytetarët amerikanë në Shqipëri

Ambasada amerikane në Shqipëri ka shpërndarë një njoftim për vende pune në ekipin e saj. Fjala është për pozicion me kohë të pjesshme si asistent në ekipin e ndërtesave, ku do mund të përfitojnë qytetarët amerikanë që jetojnë në Shqipëri.

“Njoftim punësimi! Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka hapur një pozicion me kohë të pjesshme si Asistent në Ekipin e Ndërtesave (Shoqërues Sigurie), i cili është i hapur për shtetasit amerikanë.

Kjo është një mundësi e shkëlqyer që qytetarët amerikanë të cilët banojnë në Shqipëri të ofrojnë ndihmën e tyre në një sërë projekte objektesh në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara. Për më shumë informacion se si të aplikoni, vizitoni faqen tonë të Ambasadës”, thuhet në njoftim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?