Ambasada e SHBA: Kujdes nga mashtruesit!
Ambasada e SHBA-ve në Tiranë jep një njoftim të rëndësishëm në lidhje me procesin e vizave.
Bëhet me dije se nuk duhet të bini pre e “sekserëve” që ju premtojnë marrjen e një vize pasi gjithçka kryhet vetëm përmes postës elektronike zyrtare të ambasadës.
“Mbroni veten nga mashtrimet me vizat. Të gjitha korrespondencat nga Sektori Konsullor vijnë nga adresa jonë zyrtare e postës elektronike ([email protected]) dhe i gjithë informacioni në lidhje me shërbimet tona është i publikuar në faqen tonë zyrtare: https://al.usembassy.gov/
Nëse mendoni se po ju mashtrojnë – më njoftoni! Nëse keni pyetje në lidhje me aplikimin tuaj për vizë, unë jam këtu për t’ju ndihmuar! AskAnna”, thuhet në njoftim./
KOHA JONË SONDAZH

