Ambasada e SHBA në Selinë e Shenjtë, nesër ekspozitë me fotografi të Nënë Terezës në SHBA

Ambasada e SHBA në Tiranë bën të ditur sot se me 4 shtator, me rastin e festimeve të shenjtërimit të Nënë Terezës, ambasada e SHBA në Selinë e Shenjtë paraqet një ekspozitë me të dhëna historike dhe fotografi që dokumentojnë vizitat e Nënë Terezës në Shtetet e Bashkuara.

Në një postim në faqen e ambasadës së SHBA në Tiranë thuhet: “Në festimin e shenjtërimit të Nënë Terezës në 4 shtator, ambasada e SHBA në Selinë e Shenjtë paraqet një ekspozitë me të dhëna historike dhe fotografi që dokumentojnë vizitat e Nene Terezes ne SHBA”.

“Vizitoni faqen e internetit për të parë disa nga momentet më të paharrueshme të vizitave të jashtëzakonshme dhe të shumta të Nënë Terezës në Shtetet e Bashkuara. http://www.motherteresainusa.net/about..

Swiss Digital Desktop Reklama

Nënë Tereza, themeluese e Misionareve të Bamirësisë, ka qenë shpesh e ftuar në Shtetet e Bashkuara. Një avokate e vendosur pro-jetës dhe kundërshtare e dënimit me vdekje, ajo hapi te parën shtëpi te saj amerikane me bazë të bamirësisë në New York në vitin 1971.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo ishte një mysafire e shpeshtë në Shtëpinë e Bardhë, u takua me Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit mbi Ushqimin Botëror. Nje rezolute iu drejtua Kombeve të Bashkuara në Nju Jork dhe ajo u bë qytetar nderi amerikan në vitin 1996. Edhe pse fituese e Çmimit Nobel për Paqe ishte shpesh vëmendja e të fuqishmëve dhe mediat, por kurrë nuk harroi thirrjen e saj te vërtetë për t’u kujdesur për të varfërit dhe të sëmurët.

Me materialet e mbledhura nga bashkëpunëtorët e saj të fundit në organizata të tilla si, Catholic Relief Services, kjo ekspozitë përmban fjalimet origjinale, të dhënat e kongresit dhe fotografi të rralla, të cilat flasin për përpjekjet e saj të palodhura për të shpëtuar botën nga varfëria.

Ne ju ftojmë që të ndiqni momentet më të paharrueshme të vizitave të shumta e të jashtëzakonshme të Nënë Terezës në Shtetet e Bashkuara, thekson ambasada amerikane.

Mother Teresa bows towards President Reagan as Mrs Reagan looks on in this June 21, 1985 photo during the ceremony where the President presented the Medal of Freedom to Mother Teresa. The Sisters of Charity in Rome said Friday Sept. 5, 1997 that Mother Teresa has died, she was 87. ( AP Photo/Barry Thuma )

Mother Teresa addresses the audience after receiving the Nobel Peace Prize in Oslo's University Aula, Dec. 10, 1979. Members of the Norwegian Broadcasting Orchestra listen in the background. (AP Photo)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?