Ambasada e SHBA në Tiranë i dhuron një skaner të ri Aeroportit të Rinasit

Ambasada e SHBA në Tiranë ka dhuruar këtë javë një skaner të ri Rapiscan me rreze X, për Doganën Shqiptare.

Në njoftimin e ambasadës thuhet se skaneri i ri, do të vendoset në Aeroportin e Rinasit e do të shtojë aftësinë e doganës për të rritur kapacitetin në identifikimin e kontrabandës dhe përshpejtimin e procesit për udhëtarët.

Postimi i Ambasadës së SHBA në Tiranë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhuroi këtë javë një skaner të ri Rapiscan me rreze X prej 86,000 dollarësh në Doganën Shqiptare, i cili do të përdoret në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës. Skaneri i ri do të shtojë aftësinë e Doganës për të rritur kapacitetin në identifikimin e kontrabandës dhe përshpejtimin e procesit për udhëtarët legjitimë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Dogana është vendi kryesor për kapjen e parave të paligjshme dhe kontrabandës në kufijtë e Shqipërisë. Në fund të fundit, suksesi i Doganës do të bazohet në punën e palodhur të njerëzve të saj. Me ndershmëri, integritet dhe përkushtim ndaj misionit të tyre, ata do të kenë sukses. Kjo është ajo që ne mbështesim”, tha Drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit Ben Rockwell gjatë ceremonisë së dhurimit, krah Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës së Doganës Shqiptare Gent Gazheli.

Mund të jetë një imazh i 7 persona dhe njerëz në këmbë

Mund të jetë një imazh i 7 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe njerëz në këmbë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?