Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 11:19 Ervin Demo dhe Albana Koçiu do të jenë bashkëdrejtuesit politikë të Partisë Socialiste në Tiranë Nga Asambleja e PS kryeministri Rama ka caktuar drejtuesit e rinjë politikë për PS për Tiranën, ata janë Ervin Demo dhe Albana Koçiu. Vendimi…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
Lajmet e fundit
Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ambasada e SHBA ngre alarmin: Kërcënim për sigurinë në samitin e “Irani i Lirë” në Durrës

Aktualitet
E enjte, 21 Korrik 2022 23:20
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ambasada e SHBA-së në Tiranë, në orët e vona të mbrëmjes së sotme, ka publikuar një njoftim sigurie duke sqaruar se është në dijeni të një kërcënimi të mundshëm që synon Samitin Botëror të Iranit të Lirë. Samiti do të mbahet në kampin e muxhaedinëve iranianë në MEK, pranë Durrësit, Shqipëri në 23-24 korrik 2022.

Ambasada e SHBA-së i ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të shmangin këtë ngjarje, të monitorojnë mediat lokale, të mbajnë profil të ulët (të mos bëjnë postime në rrjete sociale) dhe të jenë të vetëdijshëm për çfarë i rrethon.

Ka dyshime për mbi 50 persona të dyshuar të rekrutuar nga Irani mund të kenë objekt sulmi. Samiti do të mbahet në kampin Ashraf, në afërsi të Manzës, rreth 30 km larg Tiranës. Atje kanë qytetin e tyre ku të paktën 3 mijë muxhahedinë ndodhen në Shqipëri. Muxhahedinët konsiderohen grup terrorist nga Republika Islamike e Iranit dhe prej dekadash ndodhen në konflikt të hapur me regjimin atje.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në “Samitin Botëror për Iranin e lirë” 2022 do të marrin pjesë politikanë të njohur nga tendenca të ndryshme politike, duke përfshirë:

Dhjetëra senatorë amerikanë dypartiakë dhe anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve;

Dhjetëra ish-kryeministra, duke përfshirë disa kryeministra europianë dhe ish-kryeministrat e Kanadasë dhe Algjerisë;

Qindra ish-zyrtarë të lartë amerikanë dhe europianë;

Qindra ish-ministra, nga SHBA, Europa dhe Lindja e Mesme;

Qindra ligjvënës nga të dy anët e Atlantikut dhe më gjerë; dhe

Qindra mbrojtës të të drejtave të njeriut

Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit

Ja se çfarë shkruan “Zëri i Amerikës” sot për këtë kërcënim serioz:

Samiti botëror i Iranit të lirë që parashikohet të mbahet në zonën e Manzës në Durrës, në kampin “Ashraf 3”, ku gjendet i strehuar një numër i lartë pjesëtarësh të lëvizjes opozitare iraniane, Mojahedin-e-Khalq (MEK), mund të jetë objekt kërcënimesh. Kjo u bë e ditur nga ambasada amerikane në Tiranë e cila pak para mesnatës, lëshoi një njoftim sigurie në të cilin shkruhet se “Qeveria e Shteteve të Bashkuara është në dijeni të një kërcënimi të mundshëm i cili ka në shënjestër takimit botëror të nivelit të lartë të Iranit të lirë, që do të mbahet pranë Durrësit nga 23 deri më 24 korrik”, vë në dukje njoftimi përmes së cilit udhëzohen qytetarët amerikanë që ndër të tjera të shmangin këtë ngjarje dhe të monitorojnë mediat lokale.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sipas njoftimeve të shtypit shqiptar, ditët e fundit Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, SPAK, ka ushtruar kontrolle në banesat e disa prej ish anëtarë të MEK-ut duke sekuestruar materiale të ndryshme të gjetura në to. Kontrollet mendohet se janë kryer në kuadër të hetimeve ndaj një rrjeti të mundshëm spiunazhi të kamufluar nën aktivitetin e një shoqate që propagandonte se synonte bashkimin e iranianëve dhe shkëmbimin kulturor mes dy vendeve. Deri më tani nuk është njoftuar zyrtarisht ndalimi i asnjë personi.

Mund t'ju interesojë

Ervin Demo dhe Albana Koçiu do të jenë bashkëdrejtuesit politikë të Partisë Socialiste në Tiranë

Ervin Demo dhe Albana Koçiu do të jenë bashkëdrejtuesit politikë të Partisë Socialiste ...

Para 15 minutash
Operacion në tre qytete, arrestohet 51-vjeçari për vjedhjen e automjeteve, dy bashkëpunëtorë në kërkim

Operacion në tre qytete, arrestohet 51-vjeçari për vjedhjen e automjeteve, dy bashkëpun...

Para 1 ore
Plagosja e rëndë e 38-vjeçarit në Mirditë, arrestohet 23-vjeçari, në kërkim vëllai i tij

Plagosja e rëndë e 38-vjeçarit në Mirditë, arrestohet 23-vjeçari, në kërkim vëllai i tij

Para 1 ore

Dy vjet më parë një iranian me nënshtetësi italiane, Dabiel Kassrae, u dëbua nga Shqipëria drejt Italisë, pas një urdhëri të firmosur nga ministri i Brendshëm i kohës, Sandër Lleshaj, përmes të cilit ai deklarohej “person i padëshiruar”, për një periudhë 15 vjeçare. Kassrae, i cili jetonte në Shqipëri, prej afro katër vitesh, dyshohej të kishte punuar për llogari të rregjimit të Iranit, duke tentuar të rekrutojë anëtarë të lëvizjes opozitare iraniane Mojahedin-e-Khalq , që jetonin në kampin Ashraf.

Në janar të vitit 2020, autoritetet shqiptare urdhëruan dëbimin e dy diplomatëve iranianë, të cilët u shpallën persona të padëshiruar, pasi dyshoheshin se në të vërtetë ishin, njëri anëtar i Gardës Revolucionare të Iranit, ndërsa tjetri pjesë e njësisë operacionale të shërbimeve sekrete iraniane.

Në tetor të vitit 2019, policia shqiptare bëri të ditur se kishte mundur të identifikonte anëtarët e një celule terroriste iraniane e cila kishte patur si synim kryerjen e sulmeve ndaj lëvizjes opozitare iraniane në Shqipëri. Celula konsiderohej përgjegjëse dhe për tentativën e dështuar të një akti terrorist në mars të vitit 2018.

Në dhjetor të vitit 2018, ambasadori i Iranit në Shqipëri, dhe një tjetër diplomat i ambasadës u dëbuan nga vendi pasi dyshoheshin të ishin përfshirë “në aktivitete që cënojnë sigurinë në vend”. Në atë kohë, mnistria e Jashtme shqiptare saktësoi se vendimi ishte marrë në konsultim me vendet aleatë, për shkak të aktivitetit të tyre në Shqipëri në kundërshtim me statusin e tyre diplomatik.

Kampi Ashraf në Manzë u vizitua 1 muaj më parë nga ish zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence, ndërsa më herët, në muajin maj, edhe nga ish Sekretari amerikan i Shtetit gjatë presidencës Trump, Mike Pompeo.

Etiketat e lidhura

Ambasada e SHBA-së
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ervin Demo dhe Albana Koçiu do të jenë bashkëdrejtuesit politikë të Partisë Socialiste në Tiranë
Para 15 minutash

Ervin Demo dhe Albana Koçiu do të jenë bashkëdrejtuesit politikë të Partisë Socialiste në Tiranë

Erion Veliaj kopjon fjalimet e Ben Blushit, 10 vjet me vonesë!
Para 1 ore

Erion Veliaj kopjon fjalimet e Ben Blushit, 10 vjet me vonesë!

Rama ndërpret transmetimin në Asamble: Dua të flas me familjen time politike
Para 1 ore

Rama ndërpret transmetimin në Asamble: Dua të flas me familjen time politike

Operacion në tre qytete, arrestohet 51-vjeçari për vjedhjen e automjeteve, dy bashkëpunëtorë në kërkim
Para 1 ore

Operacion në tre qytete, arrestohet 51-vjeçari për vjedhjen e automjeteve, dy bashkëpunëtorë në kërkim

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 11 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 14 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

4 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 15 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.