Ambasada e SHBA përkujton rënien e Murit të Berlinit, Ditën Kombëtare të Lirisë

Ambasada amerikane në Tiranë ka përkujtuar sot rënien e Murit të Berlinit dhe ka publikuar të plotë, fjalën e Presidentit amerikan George W. Bush me këtë rast.

“Rënia e Murit të Berlinit më 9 nëntor 1989, shënon një pikë kthese në Luftën e Ftohtë dhe një pikë referimi domethënëse në fitoren e lirisë ndaj tiranisë, – shkruan amabsada në Fb. – Muri qëndroi si një simbol i zymtë i ndarjes së njerëzve që jetonin të lirë dhe atyre që jetonin nën diktaturë.

Ne nderojmë frymën dhe këmbënguljen e atyre që luftuan për liri në Gjermaninë Lindore dhe në regjime të tjera shtypëse.

Swiss Digital Desktop Reklama

Që nga rënia e Murit të Berlinit, shumë vende kanë fituar lirinë nëpërmjet kutive të votimit, nëpërmjet presionit politik nga qytetarët, apo si rezultat i zgjidhjes së konflikteve të brendshme ose rajonale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne nderojmë lirinë e re në të cilën jeton sot pjesa më e madhe e botës”. Lexoni shpalljen origjinale të Presidentit George W. Bush në Ditën Kombëtare të Lirisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?