Ambasada e SHBA: “Pyesni Konsullin”, për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve

Ambasada e SHBA­-ve në Tiranë vjen këtë javë me edicionin “Pyesni Konsullin”, për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve shqiptarë.

Në një postim sot pasdite në Facebook, Ambasada amerikane njofton se “Pyesni Konsullin” është një përmbledhje pyetjesh dhe përgjigjesh të përzgjedhura dhe të përgatitura nga Seksioni Konsullor në lidhje me tema në interes për qytetarët shqiptarë, të cilët dëshirojnë të vizitojnë, apo të jetojnë në Shtetet e Bashkuara”.

Ambasada  shpjegon më tej se “Ne duam të sigurohemi që aplikantët të kenë informacion të saktë dhe të përditësuar. Pyetjet për Seksionin Konsullor mund të depozitohen në anglisht ose në shqip. Para se të postoni pyetjen tuaj në “Pyesni Konsullin”, sigurohuni që të vizitoni Pyetjet e Shtruara më Shpesh në faqen e internetit të Ambasadës Amerikane

Swiss Digital Desktop Reklama

(http://albanian.tirana.usembassy.gov/iaminquiringabout.html) për të parë nëse pyetjes tuaj tashmë i është dhënë përgjigje”. “Programi i Lotarisë: Informacioni rreth kontrollit të statusit të të regjistruarve për DV­2017 vazhdon që prej datës 3 Maj 2015 deri më 30 shator 2017, në faqen e internetit të Programit të Vizave të Shumëllojshmërisë http://dvlottery.state.gov/esc. Nëse ju jeni përzgjedhur – Urime! Lajm i mirë për të gjithë të Regjistruarit për Lotarinë DV­2017: Janë shtuar të përzgjedhur të rinj për programin e lotarisë DV­2017”, thuhet në edicionin e javës së ambasadës së SHBA­së në Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?