Ambasada e SHBA: Qeveria shqiptare s’i mbushi standardet për eliminimin e trafikimit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar pas publikimit të raportit të DASH për Shqipërinë.

Ndër të tjera në raport shkruhej se vendi ynë nuk përmbush standardet minimale për eliminimin e trafikimit.

Por, në vijim, ambasada shton se Shqipëria është duke bërë përpjekje për të arritur aty ku duhet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagim i plotë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Qeveria e Shqipërisë nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit; megjithatë, është duke bërë përpjekje domethënëse për ta arritur këtë. Qeveria demonstroi përpjekje në rritje krahasuar me periudhën e mëparshme të raportimit; për pasojë, Shqipëria mbeti në Grupin 2. Qeveria rriti financimet për mbrojtjen e viktimave dhe identifikoi dhe ndihmoi më shumë viktima. Lexoni të plotë Raportin mbi Trafikimin e Personave 2018 për Shqipërinë ? https://bit.ly/2L87i0C

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?