Ambasada e SHBA: Reformat e suksesshme në drejtësi mbështeten te gjyqtarët e rinj
Reformat e suksesshme në drejtësi mbështeten te gjyqtarët e rinj, shprehet Ambasada e SHBA-së në Shqipëri.
Ambasada amerikane thotë se USAID-i bashkëpunoi me Shkollën e Magjistraturës për të ngritur një sallë moderne të gjyqit imitues, ku mund të realizohen trajnime praktike dhe të bazuara në përvojën e drejtpërdrejtë të kandidatëve për gjyqtarë.
“Reformat e suksesshme në drejtësi mbështeten te gjyqtarët e rinj që kanë marrë trajnimin e duhur dhe janë të pajisur me mjetet e duhura për të bërë punën e tyre. Kjo është arsyeja pse USAID-i bashkëpunoi me Shkollën e Magjistraturës për të ngritur një sallë moderne të gjyqit imitues, ku mund të realizohen trajnime praktike dhe të bazuara në përvojën e drejtpërdrejtë të kandidatëve për gjyqtarë. Një sallë gjykimi e jashtëzakonshme dhe një menaxhim i mirë i procesit gjyqësor përbëjnë kompentencat thelbësore të një gjyqtari që e bën si duhet punën e tij” shkruan ambasada e SHBA-së.