Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Do të përdorim sistem të ri takimesh për viza

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka bërë me dije se duke filluar nga data 30 maj 2025, do të përdorë një sistem të ri për menaxhimin e takimeve për viza.

Përmes këtij sistemi të përmirësuar, aplikantët për vizë do të kenë mundësi të:

Marrin informacion mbi aplikimin për vizë.
Kryejnë pagesat për tarifat përkatëse.
Planifikojnë dhe riplanifikojnë takimet për intervistë.
Përdorin shërbimin për dorëzimin e dokumenteve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ambasada sqaron se për të lehtësuar kalimin në sistemin e ri, në periudhën 19–29 maj 2025, aplikantët nuk do të kenë akses për të gjeneruar fletëpagesat apo për të bërë ndryshime në oraret e takimeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë, theksohet se:

“Të gjitha takimet për intervista për viza joemigruese dhe imigruese, të cilat janë planifikuar ose do të planifikohen para datës 19 maj 2025, do të mbeten të vlefshme edhe pas hyrjes në fuqi të sistemit të ri. Aplikantët duhet të respektojnë datën dhe orën e caktuar për takimin e tyre.”

Njoftimi i Ambasadës së SHBA në Tiranë:

Ambasada e SHBA-së në Tiranë do të përdorë një sistem të ri terminesh për viza duke filluar nga data 30 maj 2025. ❗

Nëpërmjet shërbimit të ri, aplikantët për vizë do të mund të marrin informacionin për vizë, të paguajnë tarifat e aplikimit për vizë, të planifikojnë dhe të riplanifikojnë takimet e intervistave për vizë, si dhe të marrin shërbime për dorëzimin e dokumenteve. Për të zbatuar këtë sistem të ri, aplikantët për viza nuk do të jenë përkohësisht në gjendje të gjenerojnë fletëpagesat ose të bëjnë ndryshime në orar nga data 19-29 maj. Ju lutemi vini re se të gjitha takimet e intervistës për viza joemigruese dhe imigruese që janë planifikuar tashmë ose do të planifikohen përpara datës 19 maj 2025, do të mbeten të vlefshme edhe pas fillimit të sistemit të ri të takimeve për viza. Aplikantët për vizë duhet të planifikojnë të marrin pjesë në takimet e tyre në datat dhe oraret e planifikuara.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?