Ambasada e SHBA-së: Të shqetësuar për shkatërrimin dhe forcën e shpalosur në Kuvend. Duhen diskutime paqësore
Ambasada Amerikane në Tiranë, ka dënuar aktet e shkatërrimit të pronës që bënë deputetët e PD-së në sallën e Kuvendit, dhe u ka bërë thirrje të gjitha palëve politike që të angazhohen në dialog konstruktiv. Në një reagim në faqen zyrtare në Facebook, ambasada theksoi se akte të tilla s’kanë vend në procesin demokratik.
Postimi i plotë nga Ambasada e SHBA-së
Ambasada e SHBA është thellësisht e shqetësuar për shkatërrimin dhe forcën e shpalosur në parlamentin shqiptar të hënën. Akte të tilla dëmtuese dhe potencialisht lënduese nuk kanë vend në procesin demokratik. Nxisim të gjitha palët e përfshira të ushtrojnë vetëpërmbajtje, të angazhohen në dialog konstruktiv si dhe të përqafojnë vlerat e respektit dhe qytetarisë. Mbështesim diskutimet paqësore dhe bashkëpunuese lidhur me negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE si dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë krah institucioneve shqiptare teksa punojnë për ta sjellë Shqipërinë më pranë bashkësisë euro-atlantike.