Ambasada e SHBA-ve feston 24-vjetorin e rihapjes në Tiranë

 

Ambasada e SHBA-ve feston sot 24-vjetorin e rihapjes në Tiranë, teksa ka postuar edhe foto të ndërtesës së parë të saj, e ndërtuar në vitin 1929.

Ambasada Amerikane në Tiranë mendohet se është një nga të parat legata të ndërtuara sipas ligjit Porter të vitit 1926, i cili i dha Departamentit të Shtetit të drejtën për të ndërtuar ambasada dhe godina konsullate për qeverinë e Shteteve të Bashkuara në vende të huaja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fillimet e saj, ambasadori e përdorte ambasadën edhe si rezidencë, duke punuar kështu në një ambient familjar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Arkitektët Wyeth dhe Sullivan ishin arkitektë që gëzonin respekt në Washington D.C., ku morën famë për vilat e bulevardit Connecticut, të cilat i kishin ndërtuar për klientët e tyre të pasur. Nathan Wyeth (1870­1963) ka projektuar edhe Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë në 1909.

Frymëzimi për ndërtesën erdhi nga shtëpitë e shekullit të 18­të në plantacionet e Virxhinias, si për shembull Mount Vernon.

Pas Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria u mbyll dhe gjatë Luftës së Ftohtë, shtëpia dhe oborri përreth iu dhanë me qira ambasadorit Italian.

Marrëdhëniet diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë u rivendosën në 15 mars, 1991, pas një ndërprerjeje prej 52 vjetësh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?