Ambasada gjermane: Gusht-shtator, do rikthehen 770 azilkërkues
Rreth 770 azilkërkues shqiptarë do të rikthehen në gusht dhe shtator nga Gjermania. Shifra në fjalë është bërë me dije nga Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, e cila ka publikuar në të njëjtën kohë edhe listën e datave të rikthimit të tyre përgjatë këtyre dy muajve.
Konkretisht, sipas ambasadës, në kuadrin e aksionit të ndërmarrë nga institucionet gjermane për kthimin e përshpejtuar në atdhe të azilkërkuesve shqiptarë, do të jenë 11 data vetëm gjatë muajit gusht dhe shtator 2015 ku do të riatdhesohen nga Policia Federale/Landet Federale me avionë charter azilkërkues nga Shqipëria dhe rajoni.
Kështu, bëhet me dije se duke nisur që nga data 20 gusht e këtij viti, prej Gjermanisë do të kthehen rreth 70 shqiptarë dhe 70 kosovarë dhe po kaq, edhe gjashtë ditë më pas, pra në datën 26 gusht. Për të vijuar me po kaq azilkërkues edhe në datta e mëpasme 10 shtator, 17 shtator etj.
LISTA
Datat e rikthimit
20.08.2015 rreth 70 shqiptarë dhe 70 kosovarë
26.08.2015 rreth 70 shqiptarë dhe 70 kosovarë
02.09.2015 rreth 70 shqiptarë (data ende jo e saktë)
03.09.2015 rreth 70 shqiptarë dhe 70 kosovarë
10.09.2015 rreth 70 shqiptarë dhe 70 kosovarë
15.09.2015 rreth 70 shqiptarë dhe 70 maqedonas
16.09.2015 rreth 70 shqiptarë dhe 70 serbë
17.09.2015 rreth 70 shqiptarë dhe 70 kosovarë
22.09.2015 rreth 70 shqiptarë dhe 70 kosovarë
29.09.2015 rreth 70 shqiptarë
30.09.2015 rreth 70 shqiptarë dhe 70 kosovarë
KOHA JONË SONDAZH

