Ambasada Gjermane: Nesër kthehen në Rinas 70 shqiptarë

 

Ambasada gjermane në Tiranë njoftoi sot se të mërkurën do të riatdhesohen në Shqipëri rreth 70 persona që kanë kërkuar azil në Gjermani.

Kthimi i tyre do të bëhet në orën 15:30.

“Në kuadrin e aksionit të ndërmarrë nga institucionet gjermane për kthimin e përshpejtuar në atdhe të azilkërkuesve shqiptarë, ju bëj me dije se ditën e mërkurë, më 29.07. 2015, ora 15:35 do të mbërrijë në aeroportin e Tiranës një avion charter, i nisur nga Kassel (Hessen) me 70 persona të kthyer”,- thuhet në njoftimin e Ambasadës Gjermane.

SHKARKO APP