Ambasada ruse: Do kryejmë ekspertizë mjeko-ligjore në Rusi për vdekjen e turistëve rusë

Ambasada ruse thotë se në Rusi do të kryhet një ekspertizë mjeko-ligjore shtesë për të zbuluar shkaqet e vdekjes 4 turistëve rusë në Qerret të Kavajës.

Në mëngjes herët, më 22 tetor, trupat e pajetë të shtetasve rusë, të cilët humbën jetën në 15 tetor në territorin e Republikës së Shqipërisë, u nisën në Rusi me një fluturim të rregullt.

Sipas legjislacionit rus, mund të kryhet një ekspertizë mjeko-ligjore shtesë për të zbuluar shkaqet e vdekjes së tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shpresojmë në marrjen sa më të shpejtë të përfundimeve zyrtare nga pala shqiptare, si edhe në bashkëpunimin e mëtejshëm të ngushtë të organeve ligjzbatuese ruse dhe shqiptare për sqarimin e rrethanave të tragjedisë“- njofton ambasada ruse.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?