Ambasada shqiptare në Athinë: Policia shqiptare nuk ka lidhje me “Baronin” e drogës

Ambasada e Shqipërisë në Greqi ka reaguar në lidhje me një shkrim të CNN grek, ku thuhet se ish-zyrtari i Transporteve në Sarandë, Kelmend Balili, i cilësuar si “baroni i drogës” në Ballkan, nuk preket nga autoritetet shqiptare pasi ka lidhje të forta politike.

Përmes një letre të dërguar CNN-it grek, punonjësi shqiptar i Ambasadës sonë në Athinë, Andi Likaj shkruan se policia shqiptare ka bashkëpunuar në këtë hetim.

Ambasada shqiptare hedh poshtë edhe faktin që disa oficerë të policisë shqiptare mësohet t’u kenë thënë kolegëve të tyre grekë se “Baroni nuk preket në Shqipëri se ka mbrojtje politike”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Policia shqiptare dhe asnjë oficer policie që ka hetuar çështjen në fjalë, nuk ka bërë asnjë deklaratë të tillë dhe ka kontribuuar në këtë hetim për çmontimin e organizatës”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Ambasadës shqiptare ndaj artikullit të CNN në gjuhën greke.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?