Ambasada jonë në Bruksel: Asnjë shqiptar i lënduar sot nga sulmet

Ambasada shqiptare në Bruksel bën të ditur se nga të dhënat e para, rezulton se nuk ka pasur shtetas shqiptarë të lënduar nga sulmet terroriste në Bruksel.

Teksa Ministria e Jashtme shqiptare shpreh solidaritetin me popullin dhe qeverinë belge në këto momente të vështira.

“Shqipëria qëndron krah autoriteteve belge në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

SHKARKO APP