Ambasada shqiptare në Zagreb, feston 110-vjetorin e Pavarësisë

Në Zagrebin zyrtar është festuar 110-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë. Në një festë sa zyrtare, por edhe me elementë të kulturës nga të dyja vendet. Ambasadori ynë në Kroaci bëri bashkë përfaqësues politikë dhe akademikë që kontribuojnë në këtë bashkëjetesë.

Në pritje morën pjesë zv/kryeministri dhe ministri i Infrastrukturës, Oleg Butkovic, Ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grlić Radman, Prokurorja e Përgjithshme e Kroacisë, si dhe kryetarja e Grupit parlamentar të Miqesisë Kroaci-Shqipëri, deputetja Ermina Lekaj, të gjithë kontribuues të një miqësie të mirë mes dy vendeve.

“Në këtë pritje dua të theksoj jo vetëm rëndësinë e pavarësisë së Shqipërisë 110 vjet më parë, por edhe 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Kroaci, të cilat në vite kanë shënuar rritje të qëndrueshme në fushën politike, ekonomike e kulturore”, tha ambasadori shqiptar në Kroaci, Riza Poda.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?