Ambasador Agim Nesho: Hapja e sesionit të ri parlamentar nga Presidenti turk është fyerje për shtetin shqiptar
Ambasador Agim Nesho flet në lidhje me pritjen e Presidentit turk Erdogan nga kryeministri Rama.
Nesho tha: “Kryeministri mbajti një fjalë që donte të ishte sa më i dashur me liderin e madh, Erdogan. Ai nënvizoi faktin se ai ka takuar shumë lidera. Fjalimi ishte një furçë e madhe. Ajo që më shqetëson më tepër është marrëdhëniet që janë krijuar të një vasalitetit për arsye elektorale, që Shqipëria tregon ndaj një personi të fuqishëm, por që ka ambicie dhe vizionin e tij për Ballkanin. Nuk kishte asnjë vlerë retorika e Ramës. E kemi parë në Amerikë që iu fliste çifutëve, përdor shprehjet e tij për të qenë i pranueshëm nga presidenti. Ajo që më shqetëson është se shikojmë një kryeministër që s’ka falënderuar kaq hapur, edhe presidenten e BE që ka dhënë mbi 100 mln euro, që t’i tregoj kaq varësi publike ndaj një personi, është e tepërt. Erdogani e la të priste kryeministrin tonë në aeroport mbi një orë dhe kjo është pjesa e skenarit për t’i dhënë lavdinë (Erdogani). Rama i dha lavdinë për të hapur seancën e parë të një sesioni parlamentar. Sesioni parlamentar hapet nga presidenti shqiptar dhe jo një turk. Anashkalohet takimi me presidentin Meta, që është një institucion. Ky është turp për Turqinë. Edhe rolin e fuqishëm që ka zoti Erdogan, do e thjeshtoja. Ai ka qenë kundër opozitës. Ka dhënë mesazh të hapur që të votoni pro Ramës. Në të dytën e priti në mënyrë madhështore Ramën në Turqi, dhe ndërtoi spitalin. Presidenti Erdogan është para një situatë parazgjedhore. Është një situatë ku populli turk është më i emancipuar. Përkatësisht kryebashkiaku i Stambollit dhe Ankarasë në exit-pollet janë më lartë se Erdogan. Vetë presidenti Erdogan kritikoi ashpër një opozitë destruktive”- deklaroi Nesho.
Agim Nesho ka qenë ambasador i Shqipërisë në OKB.
KOHA JONË SONDAZH

