Ambasadori austriak: Të keqardhur për moshapjen e negociatave për Shqipërinë

Austria e konsideron të paplotë Evropën pa Ballkanin dhe shpreh keqardhje për shtyrjen e negociatave mes BE, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Nga Shkodra ku mori pjesë në festën kombëtare të Austrisë, i ngarkuari me punë, i cili pas pak ditësh do të jetë ambasadori i ri i këtij shteti, Christian Steiner rikonfirmoi mbështetjen në rrugën e integrimit.

Christian Steiner: “Ministri i Jashtëm i Austrisë ishte në Tiranë dhe shprehu mbështetjen për hapjen e negociatave pa kushte me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Të dy vendet kanë hedhur hapa të rëndësishëm drejt integrimit dhe ne jemi të keqardhur që vendimi i shty. Austria shpreson sinqerisht për një ndryshim pozitiv në të ardhmen. Ne besojmë se Evropa nuk është e plotë sa kohë vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë pjesë e Unionit.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Mikpritësi i festes, konsulli i nderit Gjergj Leqejza falënderoi shtetin Austriak për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Shqipërisë, ku prezenca e tyre ndihet në disa fusha të rëndësishme të jetës ekonomike e sociale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prej vitesh festa e Austrisë Kremtohet në Shkodër, si një qytet urë lidhëse historike në marrëdhëniet mes dy vendeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?