Ambasadori Bergner takim me Avokatin e Popullit: Puna juaj promovon vlerat evropiane
Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner u takua sot me Avokatin e Popullit. Ai përgëzoi Endrit Shabanin për detyrën e re dhe punën që institucioni bën në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, duke e cilësuar atë si kontribut në promovimin e vlerave evropiane.
“Mbështetja e partnerëve tanë na ndihmon në misionin tonë për të mbrojtur të drejtat e çdo qytetari, veçanërisht të atyre që nuk kanë zë në vendimmarrje. Rruga e vetme drejt Evropës është ndërtimi i një shoqërie të drejtë dhe gjithëpërfshirëse”, u shpreh Shabani.
Në qendër të bisedës ishin të drejtat e njeriut, duke përfshirë sfidat e personave me aftësi të kufizuara, si dhe ndërtimi i një shoqërie ku askush nuk mbetet pas, përfshirë komunitetet e margjinalizuara. Të dyja palët u dakordësuan të thellojnë bashkëpunimin në këtë drejtim.
KOHA JONË SONDAZH

