Ambasadori britanik: Partitë të sigurojnë kandidatë të pastër, të pa përfshirë me krimin e organizuar ose korrupsionin

Ambasadori britanik në Tiranë, Duncan Norman ka reaguar në lidhje me listat e kandidatëve për deputetë që po përgatisin partitë. Me një reagim në Twitter, diplomati Norman shkruan se afati i mbylljes së listave është shumë pranë, ndërsa kërkon kandidatë të pastër që të përfaqësojnë qytetarët e jo krimin.
“Afati për të dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 Prillit është shumë pranë. Partitë politike duhet të sigurojnë që kandidatët që duan të përfaqësojnë qytetarët të mos jenë të përfshirë me krimin e organizuar ose korrupsionin apo të lidhur drejtpërdrejt me ata që janë”,– shkruan Duncan Norman.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?