Ambasadori gjerman: Investitorët e huaj nuk vijnë në Shqipëri sepse nuk kanë garanci ligjore

Një sondazh i Dhomës Gjermane të Tregtisë vlerëson se ndihma e qeverisë “Rama” për biznesin gjatë pandemisë ishte e pamjaftueshme. Sondazhi u prezantua në një takim ku merrnin pjesë Presidentja DIHA-s Stephanie Sieg, Ministres së Financave dhe të Ekonomisë Anila Denaj, Ministrit të Shtetit Eduard Shalsi dhe ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf.

Ambasadori i Gjermanisë Peter Zingraf theksoi se Gjermania ka ndihmuar Shqipërinë gjatë pandemisë, por shtoi se zhvillimet ekonomike në vend nuk janë dëmtuar vetëm nga pandemia.

Diplomati gjerman u shpreh se shumica e investimeve të huaja që shohin tregun në Shqipëri shprehen skeptike për pasurinë ligjore që ekziston këtu.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Edhe pse vëllimi tregtar mes Gjermanisë dhe Shqipërisë vitet e fundit është rritur dhe në rrugën e integrimit në BE janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm reformash, një pjesë e madhe potenciali vazhdon të mbetet e pashfrytëzuar. Sipërmarrje gjermane dhe të huaja vazhdojnë të shprehin tepër shpesh skepticizmin e tyre lidhur me mjedisin e biznesit në Shqipëri. Ata pyesin, nëse do të mund të gjejnë këtu mjaftueshëm siguri ligjore dhe transparencë. Dhe unë jam dakord: Megjithë përpjekjet e shumta, ekziston nevoja që të ndërmerren hapa të mëtejshëm në mënyrë që klima e investimeve të përmirësohet dhe zhvillimi ekonomik i vendit të ecë përpara. Vendimtare këtu janë siguria ligjore dhe transparenca”,- tha diplomati gjerman.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

Posted by Ambasada Gjermane Tiranë on Wednesday, February 10, 2021

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?