Ambasadori gjerman në Kakavije: Shkurtim procedurash, brenda 4 javësh riatdhesimi azilantëve
Ministria e Punëve të Brendshme dhe pala gjermane, kanë intesifikuar përpjekjet në luftën kundër migracionit të paligjshëm, nisur nga numri në rritje i azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani.
"Në Gjermani tashmë janë ndërtuar, montuar kampingje me çadra të improvizuara, në të cilat strehohen shtetas që kërkojnë azil nga Ballkani Perëndimor dhe kemi si objektiv që brenda katër javësh, këto procedurat e azilkërkimit të verifikohen dhe të mund të kthehen brenda 4 javësh në atdhe. Sepse është krejtësisht e qartë që të gjithë këta shtetas nuk kanë shans të marrin azil dhe të gjithë do të kthehen.
Sepse është krejtësisht e qartë që të gjithë këta shtetas nuk kanë mundësi, nuk kanë shanse për të marrë azil dhe të gjithë do të kthehen mbrapsht. Dhe unë shpresoj shumë që kjo të përflitet deri në fshatrat më të thella dhe në zonat më të thella. Pra, është shumë e rëndësishme që në Shqipëri për këtë temë të flitet, dhe të flitet publikisht dhe hapur", theksoi ambasadori gjerman nga Kakavija.