FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ambasadori gjerman: Protestat e dhunshme nuk përputhen me standardet e BE-së

Teksa mori pjesë në përkujtimin e viktimave të masakrës së Borovës, ambasadori gjerman në Shqipëri, Karl Bergner, komentoi zhvillimet e fundit në Tiranë, duke theksuar se protestat që shoqërohen me dhunë nuk janë në përputhje me vlerat e Bashkimit Evropian.

Diplomati gjerman u shpreh se çdo aktivitet i shoqërisë civile që respekton standardet demokratike dhe parimet e BE-së është i mirëpritur, ndërsa theksoi se përgjegjësia për incidentet e dhunshme mbetet ende objekt diskutimi.

“Çdo aktivitet i shoqërisë civile që është në përputhje me BE-në është i mirëpritur, sepse mbështet vlerat evropiane. Protestat e dhunshme nuk janë në përputhje me këto vlera, ndërsa se kush duhet të mbajë përgjegjësi për to është ende në diskutim”, deklaroi Bergner.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ambasadori rikonfirmoi gjithashtu mbështetjen e Gjermanisë për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, duke vënë theksin te asistenca në aspektin teknik të negociatave dhe reformave që shoqërojnë këtë proces.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?