Ambasadori gjerman: Vendi ka nevojë për opozitë. Keqardhje për situatën ku është PD
Ambasadori gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf, shprehet i keqardhur për situatën ku ndodhet sot Partia Demokratike, por nga ana tjetër thotë se vendi ka nevojë për opozitë dhe që të jetë efektive
“Këto zhvillime i kam parë në njëfarë mënyre me keqardhjen që zakonisht i shikojnë miqtë e vendit tuaj. Pikërisht për faktin që opozita që është kaq e nevojshme për vendin, per momentin është e përçare. Unë do ti uroja vetë Partisë Demokartike të ribashkohet, të bëhet e fortë serish, efektive, që në procese të cilat ajo është e përfshirë dhe do të përfshihet, të jetë transparente dhe në përputhje me shtetin ligjor sikundër të gjejë edhe një udhëheqës teë orientuar për nga e ardhmja, ku të flitet rreth përmbajtjes dhe jo personave“, tha ambasadori gjerman.
Në një intervistë për mediat, ai komentoi gjithashtu edhe procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri, teksa tha se:
Unë do të dëshiroja pikërisht që shqiptarët dhe në Shqiperi të mund të zgjidhej një president i cili të përfaqësojë këto cilësi. E di që është diçka sfiduese veçanërisht në një panorame politike të përçarë dhe problematike sikundër është e këtushmja por mendoj se do të ishte një shans i mirë që të mund të rikrijohej në njëfare mase edhe besimi te politika.
KOHA JONË SONDAZH

