Ambasadori Gonzato takohet me ministrin Hoxha: Sundimi i ligjit thelbësor për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato zhvilloi sot një takim me ministrin e ri të Brendshëm, Ervin Hoxha. Gjatë takimit Gonzato dhe Hoxha ranë dakord se sundimi i ligjit është themelor për procesin e anëtarësimit në BE. Ata folën për partneritetin e ngushtë për çështje me rëndësi si roli i policisë, ripërdorimi i aseteve të konfiskuara, migracioni dhe përafrimi i vizave. ”Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar për të ofruar mbështetje të vazhdueshme për agjencitë e zbatimit të ligjit”, tha ambasadori Gonzato në një postim në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?