Ambasadori i BE apelon klasën politike: Miratoni ndryshimet në kodin zgjedhor
Ambasadori i Bashkimit Eropian në Tiranë, Luigi Soreca, ka apeluar klasën politike të tregohet e përgjegjshme dhe të finalizojë reformën zgjedhore.
Në një postim në twitter, Soreca thotë se: “Reforma elektorale është e rëndësishme për Shqipërinë në rrugën e saj drejt hyrjes në BE. Ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve që të tregojnë përgjegjësi dhe të finalizojnë tani në Kuvend punën e mirë që është bërë në komisionin ad-hoc, duke miratuar ndryshimet e nevojshme në kodin zgjedhor”.
Mazhoranca ka kërkuar që në rend dite të seancës plenare futet edhe Kodi Zgjedhor. Kjo është kundërshtuar fuqishëm nga opozita.
Basha: Jeni të poshtër si dreqi, por bëni budallain si gomari.
Çfarë? E dini fare mirë, ka një komision. Si mund ta sjellësh pa kaluar nga komisioni këtu? Çfarë po bëni ju? Shoë po bëni?
E keni marrë mesazhin dje nga faktori ndërkombëtar.
Jeni hileqarë, të poshtër!
Do bëni ju reformë zgjedhore, ju nuk doni vettingun politik. Del këtu shoku i trafikantit që do bëjë palate të Unaza e re, na flet për reformë zgjedhore!
Tufë hajdutësh, banditësh, gjysma juaj duhet të jetë në burg. Duke filluar me ty që zgërdhihesh aty (i drejtohet Ramës).
Prandaj leri këto gomarlliqe, fillo me pikën e parë të rendit të ditës siç ke rënë dakord.
Balla: Nuk e di se pse ende nuk kanë mbërritur në sallë deputetët e PD dhe LSI, sepse çështja për të cilën kemi depozituar është një çështje që në çdo vend demokratik, palët bien dakord. Është një proces që zhvillohet përmes dialogut mes palëve. Kodi zgjedhor është një prej themeleve më të rëndësishme. E informova Spahon, për domosdoshmërinë për të votuar një orë e më parë ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Ne kërkojmë që të futet në rend dite edhe Kodi Zgjedhor. Ju uroj mirëse erdhët, sepse kjo është salla e dialogut.
KOHA JONË SONDAZH

