Ambasadori i BE, Gonzato: Forcimi i mëtejshëm i gjyqësorit, investimi më i mirë për Integrimin në BE
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato gjatë një takimi me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Artur Metani dhe kryetarin e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi nënvizoi se forcimi i mëtejshëm i gjyqësorit shqiptar mbetet investimi më i mirë për të ardhmen e vendit në BE.
“Pas takimit me dy figura kyçe, Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Artur Metani dhe kryetarin e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, jam edhe më i bindur për këtë. Me Metanin diskutuam nevojën për të ruajtur pavarësinë e gjyqësorit duke siguruar ruajtjen e përgjegjshmërisë”, theksoi ambasadori Gonzato.
“Me Sadushin folëm për kushtet e punës në të gjitha nivelet e gjykatave dhe mbi nevojën për mbështetje për të përmirësuar menaxhimin dhe infrastrukturën e tyre”, u shpreh më tej ambasadori.