Ambasadori i BE takim me Mesin: Mbështesim reformat
Ambasadori i ri i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, ka deklaruar se reformat në vendin tonë janë të rëndësishme, pasi sipas tij, vetëm kështu arrihet integrimi në familjen e madhe europiane.
Gjatë një takimi të zhvilluar me zëvendëskryeministren, Senida Mesi, ambasadori theksoi faktin se reformat në administratë janë të domosdoshme.
Sorenca dha garancinë e plotë dhe për të çuar përpara reformat e ndërmarra nga qevria shqiptare, të cilat kanë në fokus vijim dhe konsolidimin drejt parametrave që kërkon BE-ja.
Kënaqësi 👉të takoja sot Shefin e Misionit të @EUinAlbania Sh. T. Z. @LSorecaEU
Gjatë takimit, 👉diskutuam për reformën në administratën publike (#PAR) që @AlbGov po ndërmerr, për të cilën u nënvizua #mbështetja e plotë & e vazhdueshme e #BE 🇪🇺. #Reforma #QytetarëtTëParët pic.twitter.com/GZKRVUkPOz
— Senida Mesi (@senidamesi) October 8, 2018
KOHA JONË SONDAZH

