Ambasadori i BE: Të gjitha projektligjet e shqyrtuara nga Kuvendi të jenë në përputhje me legjislacionin
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato ka zhvilluar një takim me me kryetaren dhe zëvendëskryetaren e Komisionin për Çështjet Ligjore. Ai është shprehur se kanë rënë dakord për për rëndësinë e të siguruarit që të gjitha projektligjet e shqyrtuara nga Kuvendi të jenë në përputhje me legjislacionin dhe standardet e BE-së.
“Teksa Shqipëria ecën përpara në procesin e integrimit në BE, Komisioni për Çështjet Ligjore luan një rol të rëndësishëm.
Në takimin tim të djeshëm me kryetaren Klotilda Bushka dhe zëvendëskryetaren Dhurata Çupi, ramë dakord për rëndësinë e të siguruarit që të gjitha projektligjet e shqyrtuara nga Kuvendi të jenë në përputhje me legjislacionin dhe standardet e BE-së.
Theksuam gjithashtu nevojën për ta bërë parlamentin e Shqipërisë gati për sfidën e negociatave të anëtarësimit në BE”, shkroi ai.