Ambasadori i Brazilit në Shqipëri, bashkëshorti i pasardhëses së De Radës
Francisco Carvalho Chagas, do të jetë Ambasadori i ri i Brazilit në Shqipëri. Ai është pritur në një takim nga Ambasadori i Shqipërisë në Hungari, Arian Spasse.
“Patëm kënaqësinë ta presim në Ambasadë e të bisedojmë për Shqipërinë, marrëdhëniet me Brazilin, reformat dhe rrugëtimin e vendit drejt integrimit në BE” shkruan Spasse në faqen zyrtare të Ambasadës.
Chagas ka edhe një lidhje personale me Shqipërinë. Bashkëshortja e tij, znj. Maria Clara Rada është pasardhëse e shkrimtarit të madh arbëresh Jeronim de Rada.
KOHA JONË SONDAZH

