Ambasadori i Britanisë në Tiranë: Përgjatë 2023 do shpallen të tjerë politikanë ”non-grata”

Ambasadori i Britanisë në Tiranë, Alastair King Smith, thotë se përgjatë 2023 do të ketë shpallje të tjera ”non-grata” për politikanë dhe bisnesmenë shqiptarë, dhe kjo do ti japë fund pandëshkueshmërisë.

Po ashtu ai ka folur edhe për zgjedhjet lokale të 14 majit, duke thënë se kandidatët për kryebashkiakë duhet të jenë larg korrupsionit. Mes të tjerash Smith foli dhe për emigracionin e paligjshëm, duke thënë se qeveria e Britanisë do të marrë aksione kundër trafikantëve.

“Gjatë këtij viti do të ketë aksione të mëtejshme. Gjatë vitit 2023 do të sanksionohen politikanë dhe bisnesmenë shqiptarë. Do të ketë të tjerë non-grata për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Do të marrim aksione kundër trafikantëve. Ne do të vijojmë që të investojmë për arsimin dhe universitetet.

Kandidatët në zgjedhjet vendore të jenë larg korrupsionit dhe krimit. Nesër do të kemi vizitën në Tiranë të Dërguarit të Posaçëm për BP. Në fund dua të flas për emigraciinon. Jemi të shqetësur spese shumë të rinj po largohen nga Shqipëria në mënyrë të paligjshme. Mesazhi ynë është që mos shkoni në këtë mnyrë atje, e vërteta është se nuk është ashtu siç tregohet nga trafikantët”, deklaroi Smith.

SHKARKO APP