Ambasadori i Italisë takon kreun e KQZ, Zguri
Ambasadori i Italisë Alberto Cutillo ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri.
Qëllimi i takimit, sipas njoftimit të KQZ, ishte zhvillimi i një bisede informuese rreth aktualitetit dhe përgatitjeve që KQZ po bën për procesin zgjedhor të datës 30 qershor 2019.
Ambasadori i Italisë Alberto Cutillo mbështet zhvillimin e zgjedhjeve vendore transparente, demokratike dhe me pjesëmarrjen e të gjitha forcave politike.
Kujtojmë që deri më tani për zgjedhjet e qershorit janë regjistruar vetëm PS dhe disa parti të vogla, ndërsa partitë e opozitës PD e LSI nuk janë regjistruar.
KOHA JONË SONDAZH

