Ambasadori i Polonisë: Hapësirat e lëna nga BE mund të përdoren nga Rusia

I ftuar në emisionin e PASSPORT të kësaj jave të gazetarit Arbër Hitaj, ka qenë Ambasadori i Polonisë në Shqipëri Karol Bachura, që dha fakte interesante për raportet mes vendeve tona. Ambasadori fillimisht ndalet te raportet ekonomike duke thënë se shkëmbimet tregtare shkojnë në 75 milion euro me një trend në rritje. Sipas tij pritet një rritje e turistëve polakë pritet të jetë në 2020 kur do të fillojnë fluturimet direkt mes Varshavës dhe Tiranës. Në lidhje me hapjen e negociatave, Ambasadori Bachura thotë se Bashkimi Europian nuk mund t’ja lejoj vetes një pike boshe në hartë, që mund ta shfrytëzojnë aktorë të tretë si Rusia për të shpërqëndruar vëmendjen e Brukselit. Sipas tij një hapësire me rreth 500 milion banorë si Bashkimi Europian, nuk duhet ta ketë problem të pranojë 18 milion që janë në Ballkanin Perëndimor.

Intervista e plotë me gazetarin Arbër Hitaj

Ambassador prej sa vitesh ndodheni në Shqipëri?

Me lejo si fillim, që të shpreh ngushëllimet e mia për gjithë familjarët që humbën të afërmit e tyre në tërmetin tragjik që ndodhi 1 muaj më parë. Ju patë si komuniteti ndërkombëtar punoj dhe u koordinua për ardhjen e ndihmës. Pas tërmetit të 26 nëntorit ne ishim me ju, ne ishim të gjithë shqiptarë. Sa I takon prezencës time këtu, është viti im I 4 tërtë, unë kam ardhur në shtator të 2016 dhe jam pothuasje në fund të misionit tim.

Është një pyetje që ja u drejtor gjithë ambasadorëve, a keni një vend të preferuar, në bregdet apo zonat malore?

Unë adhuroj zonat malore, dhe më pëlqen jashtëzakonisht pjesa bregdetare. Mund ta them se qyteti im I preferuar është Shqipëria. Më pëlqen çdo pjesë e Shqipërisë e këtij vendi që e gjej mahnitës.

Si do i vlerësoni raportet politike mes Shqipërisë dhe Polonisë?

Do të thoja se janë duke u përmirësuar në një mënyrë shumë të shpejtë. Raportet tona të para diplomatike janë vendosur që në kohën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, sepse ishte që në atë periudhë që Skënderbeu u njoh në shekullin e 15, nga Polonia dhe Hungaria. Raportet diplomatike janë vendosur pas luftës së dytë botërore, dhe janë pothuajse 80 vjet. Ambasada jonë ndodhet në të njëjtin vend që ka qene vendosur që në hapjen e saj të parë.

Ambassador më lejoni tju pyes pak për vizitat e nivelit të lartë mes 2 vendeve, kemi patur disa, po përsa I përket të ardhmes a do të kemi?

Shpresoj që po, ka disa sugjerime për të patur. Kjo e lidhur edhe me procesin e hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Më lejoni të flas, për raportet mes vendeve tona gjatë mandatit tim si Ambasador. Në 2016, patëm një vizitë të Ministrit të Jashtëm, e pasuar në dhjetor nga vizita e kryeministrit. Gjithashtu kemi patur vizitën e Ministrit të Mbrojtjes. Por edhe Kryeministri shqiptar vizitoj Varshavën. Kemi patur vizita të nivelit të lartë. Gjatë këtij viti kemi patur vizitën e Presidentit të Polonisë në kuadër të procesit të Bërdo-Brioni në Tiranë. Kemi patur vizitën edhe të një prej zëvëndës kryetarëve të parlamentit polak në krye të një delegacioni të grupit të miqësisë mes Polonisë dhe vendeve të ballkanit. Kemi patur vizita të ministrave të ndryshme, deputetë apo delegatë të tjerë. Është edhe aspekti ekonomik, prej 2016 kemi ngritur edhe forumin ekonomik Poloni-Shqipëri, që u hap gjatë vizitës zyrtare të kryeministrit polak këtu. Ky është një proces që ecën nga viti nga vit. Gjatë këtij viti kemi patur takimin e 4-të të forumit të samitit të Poznan në kuadër të process të Bërlin. Ka aspekt të prekshme në këtë proces. Përveç kësaj kemi edhe aspekte politike, që lidhen me raportet bilaterale dhe të integrimit.

Shumë zhvillime.

Po shumë.

Sa i takon ekonomisë, që është një element shumë i rëndësishëm për televizionin tonë dhe për qytetarët e thjeshtë, ku ka më shumë kërkesë nga kompanitë polake për të investuar në Shqipëri?

Siç e kam thënë në vlera, është duke u zgjeruar.

A kemi shifra?

Po kemi. Në 2015 vlera shkonte në 45 milion. Në 2016, shkonte 55 milion euro, në 2017, 65 milion euro, në 2018, 75 milion euro, pra po rritet dhe përmirësohet në mënyrë konstante. Por s’mund të them se jam i kënaqur, sepse dua ta shikoj me 3 shifra. Sa I takon balancës është 1 me 3 në favor të palës polake. Besoj sa ka shumë potencial, që ka ende hapësirë të zhvillohet, ka një numër të madh fushash që kompanitë polake mund të jenë të pranishme. Në sektorin turistik, atë të furnizimeve, në atë të fermave, të minierave, teknologjisë së gjelbër, etj. Në këtë moment kur bëhet fjala për eksportet tona kryesore në Shqipëri, kryesori është duhani, më pas vijnë pajisje shtëpiake, pra këto janë pak a shumë ato që eksportojmë në Shqipëri. Por ato që importojmë nga Shqipëria janë këpucë, veshje, bimë medicinale me qëllim edhe industrinë kozmetike. Por besoj sa ka potencial të jashtëzakonshëm, që duhet parë më tej dhe zhvilluar. Unë besoj se në momentin që vendosim një fluturim direkt mes Polonisë dhe Shqipërisë me linjën tonë kombëtare LOT vitin tjetër, kjo do të sjellë jo vetëm më shumë turizëm por edhe biznes.

A është e mundur?

Po punohet dhe do të kemi duke filluar nga mesi I vitit që vjen fluturime direkte mes 2 vendeve tona. LOT quhet kompania.

Mos gabohem është vlerësuar ndër kompanitë më të mira në Europë?

Është ajo që ka flotën më moderne të avionëve. Ka patur fluturime charter këtë vit nga një qytet. Por është vendosur se duke filluar nga mesi i 2020 do të ketë fluturime direkt, sepse është shumë afër, duhen rreth 90 minuta nga Varshava në Tiranë. Distanca mes 2 vendeve nuk është e madhe. Gjatë verës kemi patur shumë fluturime charter nga shumë operatorë turistik, që niseshin nga shumë qytete të Polonisë. Jo vetëm Varshava, Pzanan, Vroclav, por Gdansk, Katovica, pra veri jug. Duke sjellë në total rreth 150 mijë turistë polakë në 2017. Ka patur një rënie gjatë këtij viti me 130 mijë, por prap mbetet ndër më të lartët. I konsideroj turistët polakë, si numërin një. Sepse shtetet e tjera që kanë një numër të madh me turistë kanë një diasporë më shqiptarë, ndërsa Polonia ende nuk e ka. Turistët që vijnë këtu janë polakë, dhe vijnë për herë të 2 ose të 3-të.

Ambassador më lejoni të mbetëm përsëri te ekonomia, si do e vlerësoni klimën e të bërit biznes për kompanitë e huaja, sepse është me shumë rëndësi për ne, që kërkojmë të kemi investitorë të huaj?

Është shumë e vërtet, Shqipëria duhet të luftojë më shumë stereotipe, që janë edhe në biznes. Prandaj kemi nënshkruar disa memorandum bashkëpunimi në 2016-2017 mes dhomave të tregtisë të dy vendeve tona. Në mënyrë që të zgjerojmë bashkëpunimin dhe të promovojmë tregjet për 2 vendet. Edhe turistët luajnë një rol të madh në zgjerimin e dijes për mundësitë në Shqipëri. Nëse ndalemi në shifra në 2015 investimet tona ishin pothuasje 0, më tej në 2017 shkoj në 600 mijë euro. Nuk kam të dhënat për 2017, por duhet të jetë më i lartë. Pra ka interes të madh, por ka edhe produkte polake që janë në tregun shqiptar, që vijnë nga vende të treta, prandaj mendoj se duhet ti evitojmë këto vende të treta. Padyshim ka disa kompani që janë francajse, dhe konsumatorët shqiptar nuk e dinë që po blejnë produkte polake. Psh kur blejnë një set televizioni, shumë nga ekranet lcd bëhen në vendin tim, shumë pajisje shtëpiake, pjesët e tyre bëhet ne Poloni. Në fushën e ndriçimit, kozmetikës, janë një nga pikat tona të forta. Dhe ka një kompani të njohur këtu në Tiranë si fancajz Ingloti, psh që përdoret nga pjesa e bukur e shoqërinë shqiptare.

Ambassador dua tju pyes për shifrat e kompanive polake në Shqipëri dhe si është raporti me rajonin?

Numrat në rajon janë më të lartë se në Shqipëri. Sepse në Shqipëri nuk kemi ende kompani polake. Dua të ndalem të mundësitë që ofron Shqipëria për kompanitë polake dhe mundësia e ardhjes këtu. Shumë thonë se tregu I ballkanit perëndimor nuk është për në, sepse është I vogël ku tregu Shqiptar është vetëm 3 milion. Por më lejoni tju them se me Kroacinë, kemi shkembime tregtare që shkojnë në 1 miliard euro, në Slloveni 1 miliard euro shkembime.

Që është shtet më i vogël se Shqipëria.

Po por është në BE. Pra ka shumë gjëra që mund tju ofrojmë ju, por që sjanë të lidhura direkt me para kesh, por lidhen me dijen. Psh, kur ne po ndërmerrnin rrugën për në BE, menduam se ishte me rëndësi të flisnim si grup dhe vendosëm krijimin e grupit te Vishegradit, ku folëm në mënyrë politike. Por paralelisht duhej edhe krahu ekonomik, kështu ngritëm, marrëveshjen e vendeve të Europës Qëndrore për tregtinë e lirë, që Shqipëria është. Kur u bëm pjesë e BE, nuk ishte më, por u morr nga vendet e Ballkanit dhe ishte një aspekt që na ndihmoj, që ta ndihmojë të zgjerojmë vizionin tonë për ekonominë por edhe na ndihmoj për të parë problemet që do të përballeshim në të ardhmen. Është e vështirë të flasësh në këtë moment për kompanitë polake këtu, por dua të nënvizoj potencialin e madh për zgjerimin e kontakteve të bisnesit. Ne si ambasadë dhe si ministri e jashtëme, I kushtojmë vëmëndje të madhe kontakte mes biznesit, dhe cilat janë zhvillimet nga viti në vit dhe vështirësitë.

Turizmi është shumë i rëndësishëm, ka rritje nga viti në vit me turistë polakë që vijnë në Shqipëri por edhe shqiptar që mund të shkojnë në Poloni, pra si e shikoni potencialin?

Shpresoj shumë se do kemi turistë në të 2 vendet, sidomos me hapjen e linjës së re ajrore. Kjo do të jetë e lehtë, sepse s’duhen as viza. Shqiptarët mund të vizitojnë veriun, apo edhe qëndrën e Polonisë, bukuritë e vendit tim. Por të shikojnë edhe mundësitë e mëdha për biznes.

Po në lidhje me atë që preferojnë më shumë turistët polakë, është bregdeti apo zonat malore?

Në fillim ishte pjesa e bregdetit. Por shumë prej tyre janë të interesuar edhe për zonat malore, dhe më shumë ataksione turistike që japin më shumë adrenalinë, si hiking apo sporte ekstreme si rafting etj, por pjesa e bregdetit është kryesorja. Kemi edhe në det, por deti Balltik është I ftohtë. Me kalimin e kohës kemi kërkesa në rritje për zonat malore.

Dua të ndryshojmë temën e diskutimit, dhe tju pyes për reformën në drejtësi që për ne është një sfidë e vërtetë, si do e vlerësoni ecurinë e saj deri më tani?

E konsideroj reformën e drejtësisë si reformën e reformave. Nëse flasim për incentiva ndaj biznesit do të ishte shumë e vështirë të kemi incentiva për biznesin pa reformën në drejtësi. Sigurisht kjo kërkon kohë sepse është një proces revolucionar sepse nuk është bërë më parë. Bashkimi Europian dhe SHBA kanë hyrë në një territor disi të paqartë, kur shikojmë që nga 2016 si ka ecur reforma, kemi shumë pluse pozitivisht, por edhe disa efekte jo positive, që do ti quaja pluse gjithsesi. Në total kemi vetëm pluse në këtë reformë. 2016-2019, 2 vite e gjysme nga konsensusi në parlament. Dhe kemi 2017 që nuk quhet pasi fokusi ishte te zgjedhjet dhe reforma nuk ishte ne plan të parë. Me ngritjen e trupave të reja që janë ngritur për reformën, do ta vlerësoja positive. Por ka disa pika që nuk janë parashikuar nga reforma, në momentin që ato do të zgjidhen do të jetë një arritje e madhe për vendin tuaj. Padyshim që prek pjesët më të ndjeshme të integrimit akui communitare, ju e dini janë rreth 30 kapituj që duhet të mbyllen, por reforma në drejtësi dhe çështjet e brëndshme prekin një nga elementët më të rëndësishëm.

Një tjetër çështje dhe sfidë për Shqipërinë është rruga për në BE, ku 2020 është shumë e rëndësishme pasi do të kemi samitin e Zagrebit, a besoni se Shqipëria ka shanse apo vështirë duke parë qëndrimin refuzues të Francës, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut? A do ta mbështesi Polonia?

Një nga shtyllat tona të rëndësishme që pas rënies të komunizmit, ishte promovimi I politikës së dyerve të hapura për organizmat euroatlantik për gjithë shtete që përmbushnin kriteret dhe donin të ishin pjesë e BE. Kjo është vlefshme për vendet e Ballkanit Perëndimor, ne e konsiderojmë sit ë paplotë Europën pa praninë e Ballkanit Perëndimor. Në Dhjetor të 2016 në Shqipëri erdhi kryeminisrja e vendit tim dhe tha s ejemi për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Pse? Sepse shumë të vëtëdijshëm për pranimin e ref në drejtësi nga pala shqiptare me konsensusin politik, dhe ndryshimin e kushtetutës apo ngritjen e instituucioneve të monitorimit sipas BE-SHBA. Duke e ditur sa të rëndësishme negociatat ishin dhe hapat jot ë lehtë që klasa politike shqiptare hodhi, kryeministrja ime vendosi të jemi pro hapjes së negociatave. Kjo ska ndryshuar, ne jemi shumë pro. Dhe e kemi thenë edhe si grup I vendeve të Vishgradit, si Poloni, Ceki, Hungari dhe Sllovaki. Ne e kemi thënë qartë para qëndrimit të Francës, dhe ja kemi bërë të ditur edhe presidentit të KE Junker, ku sëbashku me 9 shtete të tjera kërkuam hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo ishte si një reagim ndaj propozimit francez, ne mendojmë se reformat duhen dhe shëmbulli më I mirë ishte Brexit. Ku qytetarët e këtij shteti janë kundër qëndrimit në BE. Ne thamë se kjo tregon qartë se ka hapësirë për reformë brënda Bashkimit Europian. Por reformat e brëndshme, dhe procesi I zgjerimit nuk duhet të mbahe peng nga situata a brëndshme. Aqui Komunitaire, është process që përfshin hapjen dhe mbylljen e 30 kapitujve. Çdo kapitull kërkon konsensusin e çdo shteti për tu mbyllur, që do të thotë ka mekanizma kontrolli dhe monitorimi. Por duhen edhe incentivat për shtetet që duan të anëtarësohen, incentivat edhe ekonomike. Disa mundësi ekonomike lidhen me mundësinë e shtetit aplikues, si fondet IPA.

Ambasador dëshiroj tju pyes pak për influecën Ruse, ju si shtet në të kaluarën e keni kaluar këtë problem por edhe tani sjeni të qetë. Si e konsideroni influencën rusë në Ballkan?

Kjo është një nga arsyet që e shikojmë të paplotë Bashkimin Europian pa Ballkanin. Nuk besoj se mund tja lejojmë vetes një hapësirë boshe në hartë, që mund të përdoret nga aktorë të tretë, për të tërhequr vëmendjen e Brukselit dhe shpërqëndruar Brukselin. Si një komunitet me rreth 500 milion banorë që BE-ja është. Ne mund t’ja lejojmë vetës anëtarësimin e 18 milion banorëve. Si një komunitet me 500 milion banorë, kam dyshimet e mia se mund tja lejojmë vetes një hapësirë boshe në kontinent që mund të sjellë tensione dhe situata për vetë shtetet anetare. Në këtë aspekt mendoj se rruga për në BE dhe dyert e saj duhet të jenë të hapura. S’mund të jetë një derë që nuk hapet. Por duhet një prespektivë e qartë dhe ju si Shqipëri dhe vendet e tjera në Ballkan, keni mbështetjen tonë të madhe. Ne kemi vendosur një mekanizëm bashkë me ministrinë e Jashtëme, që quhen konferenca e Tiranës, një mekanizëm që e kemi eksperimentuar me Hollandezet në 1999, ku diskutonim problemet dhe sfidat me kapituj të ndryshëm të negociatave. Kjo konferencë vijon punën edhe pse jemi të dyja shtete pjesë e BE. Kjo vijon dhe ndihmon shumë. Këtë mekanizëm e këmi bërë më Maqedoninë e Veriut, me Serbinë dhe tani me Shqipërinë. Këtë herë ishe viti I dytë që u zhvillua. Qëllimi kësaj conference është të afrojmë shumë ekspertet në nivele jo drejtuese, në mënyrë që të punojnë më mirë dhe të heqin burokracinë dhe të shkëmbejnë eksperienca me ekspertët tanë për të zgjidhur ato sfida që paraqesin sfida.

Ambassador, kultura është një element shumë i rëndësishëm në diplomaci por edhe në raportet mes 2 vendeve, çfarë mund të themi se shikoj që keni sjellë edhe disa libra me vete?

Kam sjellë vetëm disa libra, sepse në raportet mes vendeve gjithçka është e ndërlidhur. Kur flasim për procesin e integrimin në Poloni dhe si mund të lidhet me Shqipërinë, më vjen në mendje procesi I Berlinit dhe samiti I Poznan. Ku ftuam edhe anëtare të shoqërisë civile, që e konsiderojmë si shumë të rëndësishëm. Gjatë këtij samiti, lëshuam një libër që lidhet me eksperiencën e Polonisë me gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, si mund ta shikoni është edhe një fotografi shumë interesante e Mbretit Zog dhe raporte polako shqiptare dhe një nga qytetet më të bukura të Shqipësisë, Tirana. Këtë vit kemi publikuar një tjetër libër në bashkëpunim edhe me kompaninë Neranxhi, bërë nga gazetari Genc Mlloja.

Po një koleg i nderuar i joni.

Titulli është lidhja mes Shqipërisë dhe Polonisë, libri përmban artikuj dhe intervista gjatë mandatit tim dhe të ish kolegëve të mij këtu në Tiranë. Ka një informacin të gjerë për raportet tona dhe ofron edhe një këndvështrim të gjerë të procesit ttë integrimit të Shqipërinë. Nga vitit 2017 deri në 2019 kemi 12 libra. Por kemi edhe muzikën, apskete që lidhen me të për të promovuar vendin tonë. Sepse kemi një shoqatë shumë aktive të Shopenit. Që ka ndikuar në prezantimin e këtij autori të madh polak. Kemi patur një concert të madh maratonë të muzikës klasike, të moshave të ndryshme që I binin pianos për 10 orë në Aeroportin Nënë Tereza. Kemi zhvilluar edhe koncertë bamirësie për një fshat të prekur nga tërmeti, sëbashku me Karitasin. Kemi dhe aspektin e filmave, ku Polonia ka marrë pjesë në festival ndërkombëtar të filmit në Tiranë, dhe kemi vendosur të kemi javën e filmit polak me rregjizorët kryesor polak dhe filmat e tyre. Pra kemi shumë aktivitete.

Kam edhe një pyetje të fundit, por për shkak të kohës ju lutem sa më shpejt. Lidhet me studentët shqiptar që duan të studiojnë në universitetet polake, çmund tju themi atyre, a keni program bursash?

Jo vetëm për bursa por edhe studime. Ka një mundësi për të pyetur ambasadën. Në 2017 kemi filluar punën për kurse në gjuhën polake. Për momentin është e pezulluar për shkaqë ekonomike. Por po punojmë për diçka të madhe, kështu që ju lutem pak durim. Besoj se do të kenë mundësi për të studjuar gjuhën polake këtu, që do të shërbejë më vonë për të studijuar në Poloni në fusha të ndryshme. Shpresoj të këtë interes nga studentët shqiptar këtu. Nëse studentët shqiptar kanë kërkesa, ju lutem tja dërgojnë ambasadës dhe ne do ti ndihmojmë.
Ambasador ju falenderoj shumë për kohën tuaj, edhe unë mesova shumë nga kjo interevistë për raportet mes vendeve tona, në ekonomi apo kulturë.  Ju falenderoj unë juve, besoj e shikoni edhe në rrugët e Tiranës një prani polake me lokomotivën që është restauruar nga një restorant këtu, për të vijuar me skultuën e Xhon Palit të dytë, etj. Por meqë jemi në periudhë festash, dua të uroj shikuesit e TV SCAN, ty familjes tëndë, stafit të emisionit tënd, të keni një vit sa më të mbarë e të begatë. Ju uroj besim shpresë dhe mbi të gjitha dashuri, mos u dekurajoni dhe shikojeni me vendosmëri të ardhmen, sepse potenciali i njerezve dhe vendit tuaj është i jashtëzakonshëm.

Ju falenderoj shumë ambassador.

SHKARKO APP