Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj: Njoftim i rëndësishëm për qytetarët që…

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për qytetarët që udhëtojnë nga Shqipëria në Kosovë.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës i bën thirrje të gjithë qytetarëve tanë që planifikojnë të udhëtojnë nga Shqipëria drejt Kosovës, sidomos në zonat turistike dimërore si Brezovicë, Brod, Bogë, Rugovë, etj., të informohen mbi kushtet klimatike aktuale, si dhe të sigurohen që të jenë të pajisur me goma dimërore, zinxhirë dhe mjete të tjera për qarkullim të sigurtë, sipas Kodit Rrugor në Republikën e Kosovës.
Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë këto masa, për të shmangur rrezikun e aksidenteve dhe masave eventuale administrative, si dhe për të kontribuar në sigurinë e përgjithshme rrugore.
Kujdesi i shtuar ndihmon në shmangien e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës“, shkruan Malaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?