Ambasadori i Shqipërisë në SHBA: Marco Rubio do të vijë në Tiranë
Ambasadori i Shqipërisë në Uashington, Ervin Bushati, ka zhvilluar një takim me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Marco Rubio, të cilin e ka ftuar zyrtarisht të vizitojë Shqipërinë në emër të kryeministrit Edi Rama.
Në një postim në rrjete sociale, Bushati publikoi një foto me Rubio dhe shkruan:
Sekretari Marco Rubio është mik i shqiptarëve.
Në emër të KM RAMA e ftova te vizitojë Tiranën; Portën e Ballkanit për US, për dy arsye:
•Shqipëria është edhe një mrekulli e diplomacisë Amerikane🇺🇸: nga një diktaturë komuniste që njihej si “Koreja e Veriut në Europë”, sot në vendin më pro Amerikan & pro NATO kudo.
•E ftova edhe në emër të një kombi të vogël, por me një zemër të madhe si Nënë Tereza: mesazhi ynë nesër për në EU 🇪🇺 “më shumë Dashuri edhe më shumë shërbim me përulësi”.
•Secretari Rubio pranoi ftesën me kënaqësi – në funksion edhe të agendës shumë të ngjeshur të Diplomacisë Amerikane sot- të vizitojë “një vend që e vlerëson si kontributor në NATO, sidomos pas vizitës së fundit në Hague”.
4 Korrik nuk është thjesht Dita e Pavarësisë së SHBA – është Deklarata e Lirisë & Demokracisë për gjithë Botën tonë.
KOHA JONË SONDAZH

