Ambasadori Lu: “Gjatë tre viteve të fundit kam parë ndryshime të mëdha në Tiranë”
Vetëm pak muaj para mbarimit të misionit të tij diplomatik në vendin tonë, ambasadori amerikan, Donald Lu, ndihet i dashuruar me Shqipërinë.
Gjatë intervistës së mbrëmshme për emisionin ‘Opinion’, Lu ka folur edhe për impresionet dhe eksperiencat më të mira gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, duke e cilësuar Shqipërinë si një vend të mrekullueshëm dhe që atij dhe familjet së tij i pëlqen shumë.
“Iu them të rinjve çdo ditë: Mos e humbni shansin për ndryshimet që po ndodhin në këtë vend. Edhe në tre vite, kam parë ndryshime shumë të mëdha këtu në Tiranë dhe anembanë vendit”, tha ambasadori amerikan, Donald Lu.
Ai ka folur me superlativa për vendin tonë, duke evidentuar në mënyrë të veçantë disa prej cilësive më të mira që ofron ai si dielli, koha dhe ushqimi.
Lu nuk ka lënë pa përmendur këtu edhe ndryshimin e madh që po pëson Shqipëria dhe në mënyrë të veçantë Tirana.
Duke folur për tre vitet e tij të qëndrimit në Shqipëri ai ka deklaruar se një nga mesazhet që ka përcjellë më shumë tek të rinjtë shqiptarë është fakti se gjatë tre viteve të fundit Tirana dhe vendi ka ndryshuar shumë.
KOHA JONË SONDAZH

