Ambasadori rus në BE: Është blof! Nuk kemi ndërmend të pushtojmë Ukrainën
Ambasadori rus në Bashkimin Evropian, Vladimir Chizhov, ka këmbëngulur se vendi i tij nuk ka në plan të pushtojë Ukrainën, pavarësisht pranisë ushtarake në kufi.
“Rusia nuk ka plan të pushtojë Ukrainën apo vende të tjera. Është një bllof i krijuar jo në Rusi, por në ato vende që tani po përhapin këtë mesazh histerik, në të gjithë Evropën dhe në botë”, tha ambasadori rus.
Nga këndvështrimi i tij, faji i takon NATO-s, dhe jo Rusisë, për mospërmbushjen e garancive të sigurisë, të dakorduara verbalisht pas rënies së Bashkimit Sovjetik. Chizhov thotë se vendi i tij po punon për të gjetur një zgjidhje diplomatike për krizën.