Ambasadori shqiptar: Grekët më kërkuan të shmangim retorikat
Ministria e Jashtme greke ka thirrur ambasadorin shqiptar Dashnor Dervishi lidhur me retorikat e fundit mes Athinës dhe Tiranës zyrtare.
Në një prononcim telefonik, ka qenë vetë ambasadori Dervishi i cili e konfirmoi takimin e djeshëm duke sqaruar se qëllimi i tij ishte diskutimi mbi retorikat e ditëve të fundit.
“Gjatë bisesës ramë dakord që retorikat janë të panevojshme dhe duhet të vazhdojmë të ecim përpara në marrëdhëniet tona pa u ndikuar nga ato”, tha ambasadori Dervishi.
KOHA JONË SONDAZH

