Ambasadori shqiptar: Në Turqi jetojnë rreth 5 milionë shqiptarë

Ambasadori shqiptar në Turqi, Genci Muçaj ka thënë në një intervistë për “EuroAsia Review” se në Turqi, vlerësohet se jetojnë rreth 5 milionë shqiptarë.

“Ne vlerësojmë se në Turqi jetojnë rreth 5 milionë shqiptarë. Kjo nuk është një shifër zyrtare. Gjithsesi, 100% e shqiptarëve janë krenarë që janë shqiptarë dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim”, ka thënë ambasadori.

Më tej, në intervistë, ai ka folur edhe për rëndësinë e marrëdhënieve mes Turqisë dhe Shqipërisë, sikundër ka vlerësuar dhe rolin e Ankarasë në çështjen e Kosovës.

SHKARKO APP