Ambasadori Soreca, takim me kreun e KED, Ervin Pupe: Të sigurohet pavarësia e Gjykatës Kushtetuese

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, zhvilloi sot një takim me kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ervin Pupe. Zoti Pupe është anëtar i Gjykatës së Lartë.

Në një postim në facebook, Soreca shkruan se takimi u zhvillua në kuadër të takimeve me drejtues të institucioneve të drejtësisë.

Më tej, ambasadori i BE-se thekson se është me rëndësi vijimi i emërimeve nga Gjykata e Lartë të gjyqtarëve të mbetur të Gjykatës Kushtetuese, që të sigurohet pavarësia e saj e plotë.

Kënaqësi të takoja përsëri Kryetarin e KED-së Z. Ervin Pupe gjatë turit tim të takimeve me kryetarë të institucioneve të #drejtësisë. Me rëndësi të vazhdohet me emërimin nga Gjykata e Lartë të gjyqtarëve të mbetur të Gjykatës Kushtetuese, që të sigurohet pavarësia e saj e plotë,” shkruhet në postimin e delegacionit të BE-së në Tiranë.

Aktualisht Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 7 anëtarë, nga 9 që duhet të ketë gjithsej.

SHKARKO APP